Të Gjitha Aktivitetet

Environmental degradation from waste and water pollution in Rahovec

Degradimi i mjedisit nga mbeturinat dhe ndotja e ujërave në Rahovec

Anëtarët  e komunitetit të Rahovecit, së bashku me përfaqësues nga OJQ-të SHL Kosova gjatë muajit tetor organizuan vizita në dy lokacione që janë subjekt i degradimit natyror në këtë komunë.

Ndotja e lumit Dullo pranë shkollës: Një kërcënim për ekosistemin dhe nxënësit

Vendndodhja e parë që u vizitua ishte lumi "Dullo", shtrati i të cilit rrjedh ngjitur me shkollën. Ky lum me vite është degraduar duke u bërë vatër e shkarkimit të ujërave të zeza dhe hudhjes së vazhdueshme të mbeturinave. Kjo ndotje, përveç që bart pasoja të gjera për ekosistemin e lumit, paraqet rreziqe të mundshme për shëndetin dhe mirëqenien e nxënësve që vijojnë mësimet në shkollë. Shkarkimi i ujërave të zeza, dhe hudhja e mbetjeve nga distileritë e verës sjellin kimikate dhe patogjenë të dëmshëm, duke kompremetuar cilësinë e ujit e cila është jetike për jetën e peshqve dhe mikroorganizmave tjerë, duke prishur ekuilibrin e biodiversitetit të lumit. Për nxënësit që ndjekin mësimet në shkollën  aty pranë, ndotja e lumit "Dullo" përfaqëson një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

 

Deponia e mbetjeve inerte në hyrje të qytetit: Një shqetësim mjedisor në rritje

Vendndodhja e dytë që përbën shqetësim mjedisor është një vendgrumbullim mbetjesh inerte që ndodhet në hyrje të qytetit të Rahovecit. Qytetarët kanë raportuar se deponia është e mbushur me materiale ndërtimi me përmbajtje kancerogjene. Deponia e mbushur me mbeturina ndërtimore, paraqet një kërcënim të madh shëndetësor për Rahovecin prandaj edhe qytetarët u shprehën të gatshëm që të angazhohen aktivisht në fushatat e avokimit për menaxhimin e duhur të mbeturinave dhe iniciativat për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

Lexo Më Shumë
The river contaminated with mining waste and garbage is a serious threat to the municipality of Graçanica

Lumi i kontaminuar me mbetje minerare dhe mbeturinat një kërcënim serioz për komunën e Graçanicës

Në një seri vizitash të fundit në komunën e Graçanicës, u pa një degradim alarmant i mjedisit në dy zona të veçanta, duke ngritur shqetësime si për banorët vendas ashtu edhe për rajonin më të gjerë.

Vizita e parë u zhvillua përgjatë brigjeve të lumit Graçanka, veçanërisht pranë shkollës së mesme. Pavarësisht se është një shkollë me mbi katërqind nxënës, zona është e kapluar nga një erë e keqe e madhe që buron nga ujërat e ndotura të lumit Graçanka. Lumi, i ndotur shumë jo vetëm nga ujërat e zeza, por edhe nga ujërat e zeza industriale nga miniera e afërt "Trepça", paraqet një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin e komunitetit. Nxënësit dhe banorët janë të ekspozuar ndaj këtyre toksinave në baza ditore, duke nxjerrë në pah një çështje kritike mjedisore dhe të shëndetit publik që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Ndikimi i lumit të ndotur shtrihet përtej Graçanicës, pasi ai përshkon shumë vendbanime duke përfshirë Llapnasellën, Brenovcin dhe vazhdon drejt Uglarit. 

Në një vizitë tjetër shqetësuese tek një deponi e vendosur në rrugën kryesore ndërmjet Preovcit dhe Fushë Kosovës u pa një tjetër sfidë urgjente mjedisore me të cilën përballet komuna. Pavarësisht përpjekjeve të mëparshme për pastrim, deponia e mbeturinave vazhdon të rritet, duke përkeqësuar shqetësimet mjedisore dhe duke paraqitur rrezik për shëndetin publik dhe ekosistemin përreth.

Lexo Më Shumë
Urgent action needed to address the pollution in the rivers of the villages of Koretin and Karaçeva

Nevojitet veprim urgjent për të adresuar ndotjen në lumenjtë e fshatrave Koretin dhe Karaçevë

Në një përpjekje të përbashkët për të adresuar një krizë urgjente mjedisore, OJQ Fortesa dhe pjesëtarë të komunitetit, gjatë muajit tetor vizituan degradimin e lumenjve në fshatrat Koretin dhe Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Vizitat në terren dokumentuan një gjendje alarmante të lumenjve si pasojë e shkarkimit të ujërave të zeza, duke krijuar një mjedis të rrezikshëm për qytetarët aty pranë. Kundërmimi sipas banorëve, ka arritur në nivele të padurueshme, duke e rritur mundësinë e përhapjes së sëmundjeve epidemike dhe duke ndikuar në cilësinë e jetës për komunitetin që jeton në afërsi.

 

Lexo Më Shumë
Cement dust and water pollution - risks for Kaçanik

Rreziqet shëndetësore nga pluhuri i çimentos dhe ndotja e ujërave në Kaçanik

Në një diskutim publik të organizuar nga organizata Gjethi e të udhëhequr nga Dr. Sinan Veseli, Drejtor i Qendrës Mjekësore Familjare të Kaçanikut në dhjetor, qytetarët u informuan për pasojat e rënda shëndetësore që vijnë nga degradimi i mjedisit në komunitetin e tyre. Zonat e fokusit përfshinin lumin e ndotur të Nerodimes dhe fabrikën e çimentos që ndodhet në afërsi të zonave të banuara në Kaçanikun e Vjetër.

Dr. Veseli theksoi sëmundjet që vijnë nga uji i kontaminuar përfshijnë diarrenë akute dhe kronike, kolerën, ethet tifoide, hepatitin A dhe sëmundje të tjera të shumta. Madje gjatë këtij prezantimi u theksua edhe një rast ku për shkak të ndotjes së ujit të pijshëm në këtë komunë kishte pasur një numër të madh të paraqitjes së rasteve me simptoma të infeksionit gastrointestinal dhe pas analizave të ujit ishte vërtetuar se kjo kishte ardhur si pasojë e kontaminimit të tij.

Diskutimi i udhëhequr nga Dr. Veseli u fokusua në disa ndotës mjedisorë, duke përfshirë ozonin (O3), dioksidin e squfurit (SO2), dioksidin e azotit (NO2), monoksidin e karbonit (CO) dhe grimcat (PM 2.5 dhe PM10), pasojat shëndetësore të së cilave janë: sëmundja obstruktive e mushkërive, sëmundje të gjëndrës tiroide, dëmtimi i fetusit gjatë shtatzënisë, pesha e ulët në lindje, infertiliteti dhe lloje të ndryshme kanceri.

Lëshimi i vazhdueshëm i pluhurit nga fabrika e çimentos në Kaçanikun e Vjetër u tha se përbën një kërcënim thelbësor për shëndetin e banorëve. Grimcat, duke përfshirë pluhurin e imët silicë të krijuar gjatë prodhimit të çimentos, lirohen në ajër dhe absorbohen nga banorët, duke çuar në pasoja të rënda shëndetësore. Shqetësim i veçantë është rreziku i shfaqjes së silikozës, një sëmundje progresive dhe e parikuperueshme e mushkërive e shkaktuar nga ekspozimi i zgjatur ndaj pluhurit kristalor të silicës. Thithja e këtij pluhuri dëmton duke ngurtësuar mushkëritë dhe potencialisht rezulton në astmë bronkiale dhe kollë kronike

Poashtu u cek se ekspozimi ndaj emetimeve të fabrikës së çimentos mund të rrisë rrezikun e zhvillimit edhe të pneumokoniozës, astmës bronkiale dhe kancerit të mushkërive.

Lexo Më Shumë
Natural degradation in the municipality of Lipjan

Diskutim publik për pasojat e degradimit natyror në komunën e Lipjanit

Në një diskutim publik të mbajtur në Lipjan në muajin nëntor, përfaqësuesit e komunës, anëtarët e asamblesë, udhëheqësit e fshatrave dhe përfaqësuesit e OJQ-ve, u mblodhën për të diskutuar shqetësimet e përshkallëzuara mjedisore në këtë komunë. Të udhëhequr nga ekologu Zeqir Veselaj, diskutimi u fokusua në gjendjen aktuale të mjedisit dhe pasojat e këtij degradimi në komunën e Lipjanit.

Profesor Veselaj dha një pasqyrë gjithëpërfshirëse të situatës mjedisore, duke tërhequr vëmendjen tek shqetësimet e theksuara në Raportin e BE-së për Kosovën në vitin 2023 ku gjendja e mjedisit ceket të jetë në një nivel të pakënaqshëm.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësim të veçantë për ndotjen e lumenjve në komunë nga mbeturinat si dhe nga shkarkimet e ujërave të zeza duke e cekur që jetesa pranë këtyre ujërave është bërë e padurueshme. Diskutimi u shtri në monitorimin e lumit në fshatin Kojskë, ku vëzhgimet e komunitetit dokumentuan një ndotje të madhe nga ujërat e zeza, që përbën një kërcënim thelbësor për banorët përreth dhe tokat bujqësore aty pranë. Derdhja masive e ujërave të zeza nga shumë fshatra në këtë lumë dhe dalja e rrjedhës nga shtrati i lumit është duke shkaktuar pasoja të mëdha ekologjike dhe shëndetësore.

Eksploatimi i rërës dhe zhavorit u shfaq si një problem tjetër serioz, sepse po sjell degradimin e lumenjve. U tha se ky proces po e ndryshon dinamikën e rrjedhës së lumenjëve, po shkakton erozion në rrjedhën e poshtme dhe po dëmton ekosistemet ujore, veçanërisht popullatat e peshqve. Ky eksploatim po e rritë mundësinë e përmbytjeve duke rrezikuar poashtu jetën e banorëve. Biodiversiteti dhe zonat e mbrojtura po përballen me degradim të vazhdueshëm dhe legjislacioni, ndonëse i kompletuar, ka probleme me zbatimin efektiv tha Zeqiri.

Më pas fokusi u zhvendos në probleme tjera mjedisore, duke filluar nga ndotja e ajrit. Veselaj theksoi ndotësit e vazhdueshëm, duke përfshirë KEK-un dhe industritë e ndryshme, djegia e mbeturinave, gurëthyesit dhe ngrohja dimërore po sjellin statistika alarmante të vdekjeve të parakohshme dhe të sëmundjeve të ndryshme duke nënvizuar nevojën urgjente për përmirësim të cilësisë së ajrit.

Në kuadër të këtij diskutimi dolën një sërë rekomandimesh për adresimin e sfidave të identifikuara. OJQ-të lokale dhe komuniteti u inkurajuan të vazhdojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar rolin e edukimit dhe ndërgjegjësimit në zbutjen e ndotjes dhe pasojave të saj shëndetësore. Sugjerimet përfshinin shtimin e koshave të mbeturinave, shtimin e inspektorëve të mjedisit dhe zbatimin e parimit “Ndotësi paguan”. Poashtu, komunës iu kërkua që të zbatojë programe edukimi dhe vetëdijesimi për qytetarët për mbrojtjen e mjedisit, të gjitha duke theksuar nevojën për përpjekje të përbashkëta për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm në Lipjan.

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?