Të Gjitha Aktivitetet

Monitoring of the Construction of Bus Shelters in the Municipality of Kamenica

Monitorimi i Ndërtimit të Pritoreve të Autobusëve në Komunën e Kamenicës

KDI në bashkëpunim me OJQ-në “Fortesa”, ka përfunduar një monitorim të detajuar të kontratave publike që lidhen me ndërtimin e pritoreve të autobusëve në Komunën e Kamenicës. Gjetjet e dala nga ky monitorim ngrenë shqetësime serioze për mënyrën e menaxhimit të kontratave, zvarritjen e zbatimit dhe mungesën e arsyetimeve për ndryshimet drastike në volum dhe çmime të projekteve.

Kontrata e parë për ndërtimin e 6 pritoreve të autobusëve ishte nënshkruar më 17 nëntor 2023 me kompaninë “Nika Pro ing SHPK”, me afat përfundimi prej vetëm 45 ditësh. Megjithatë, për shkak të vonesave të mëdha, Komuna vendosi ta shkëpusë kontratën më 22 korrik 2024, pas plot 7 muajsh. Në këtë periudhë, kontraktori kishte nisur punimet vetëm në dy lokacione, ndërsa në terren u vërejtën materiale të lëna në mënyrë të pakontrolluar dhe kabllo elektrike të paizoluara, çka përbënte rrezik serioz për qytetarët.

Kontrata e ritenderuar, e nënshkruar më 26 nëntor 2024, përfshin vetëm 2 lokacione (Kamenicë dhe Topanicë), në vend të 6 lokacioneve të parapara fillimisht. Vlera e saj është 47,614.62 euro, shumë afër me vlerën e kontratës së parë (50,000 euro), ndonëse volumi i punëve është reduktuar dukshëm. Komuna nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për këtë mospërputhje.

Një tjetër shqetësim i ngritur është ndryshimi drastik në çmimet e produkteve të kontraktuara. Për shembull, në kontratën fillestare, çmimi për një ekran vertikal të jashtëm ishte 350 euro, ndërsa në kontratën e re – me të njëjtat karakteristika – është paraparë të kushtojë 4,500 euro.

Pavarësisht se afati për përfundimin e punimeve të kontratës së dytë është më 26 maj 2025, vizitat në terren të kryera më 20 mars dhe 15 prill kanë treguar se punimet janë ende në fazën fillestare. Janë vendosur vetëm çatitë dhe bazat e ulëseve nga betoni.

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij monitorimi do t’i dërgohen Komunës së Kamenicës në një raport të detajuar, me qëllim përmirësimin e menaxhimit të kontratave publike dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve.

Ky rast nënvizon nevojën për mbikëqyrje të rreptë të zbatimit të projekteve publike, përfshirë respektimin e afateve, sigurinë në terren dhe arsyetimin e qartë të shpenzimeve publike.

Për më shumë gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=z2psVrzjEtc  

Lexo Më Shumë
Monitoring of the Project for Supply of Ecological Bags, Awareness Signs, and Waste Bins in Mitrovica

Monitorimi i projektit për Furnizimin me çanta ekologjike, tabela vetëdijësuese dhe shporta për mbeturina në Mitrovicë

KDI në bashkëpunim me OJQ-në “Mundësia” ka përfunduar monitorimin e kontratës publike të lidhur nga Komuna e Mitrovicës për “Furnizimin me çanta ekologjike, tabela vetëdijësuese dhe shporta për mbeturina”, me vlerë prej 17,888.75 euro.

Nga monitorimi në terren u vu re se kontrata është përmbushur vetëm pjesërisht. Produktet janë pranuar nga komuna, por nuk është e qartë kur do të vendosen të gjitha në lokacionet e planifikuara apo do të shpërndahen sipas qëllimit të projektit.

Në rrugën Mbretëresha Teutë janë vendosur rreth 50 nga 100 shporta të planifikuara, ndërsa 46 shportat e mbetura janë ende të papërdorura dhe sipas raportit të zyrtarëve komunalë janë ruajtur në magazinën në fshatin Frashër. Nuk është specifikuar një afat i qartë për vendosjen e tyre në vendin e destinuar në rrugën Ali Zeneli.

Gjithashtu, nuk ka dëshmi për shpërndarjen e 3,500 çantave ekologjike me vlerë rreth 10,000 euro. Komuna ka bërë të ditur se shpërndarja do të bëhet gjatë aktiviteteve mjedisore si Dita e Tokës (22 prill), Dita e Mjedisit (5 qershor) dhe Dita pa Qese Plastike (3 korrik). Megjithatë, për Ditën e Tokës nuk është vërejtur asnjë njoftim apo paralajmërim zyrtar për shpërndarjen e çantave.

Komuna e Mitrovicës do të marrë një raport të detajuar me gjetjet dhe rekomandimet e monitorimit, me qëllim përmirësimin e zbatimit të kontratave publike dhe rritjen e transparencës ndaj qytetarëve.

Ky monitorim thekson rëndësinë e përkushtimit ndaj përfundimit në kohë të projekteve dhe komunikimit të qartë me publikun për aktivitetet dhe shpenzimet publike.

Për më shumë gjeni videon e këtij procesi këtu: https://www.youtube.com/watch?v=FGdCOvuchhQ 

Lexo Më Shumë
Green Hour in Prishtina, Gjakova, Ferizaj, and Kamenica

Mbahet Ora e Gjelbër në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj dhe Kamenicë

Më 25 prill 2025, “Ora e Gjelbër” u mbajt në Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj dhe Kamenicë, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat dhe nevojat mjedisore në këto komuna. Aktivitetet u organizuan në bashkëpunim me organizatat partnere QPA në Prishtinë, Rrjeti Qeliza në Gjakovë, Avonet në Ferizaj dhe Fortesa në Kamenicë.
 

Në diskutime u ngritën shqetësime konkrete, nga mungesa e hapësirave të gjelbra, tek mungesa e menaxhimit të mbeturinave, ndotja e ajrit dhe mungesa e reagimit institucional – sfida që prekin përditshmërinë e çdo qytetari. Në secilën komunë u ngritën pyetje për institucionet, u prezantuan ide konkrete për përmirësime, dhe u kërkua përshpejtim në realizimin e premtimeve lokale mjedisore. “Ora e Gjelbër” po krijon hapësira ku qytetarët ndihen të dëgjuar dhe të përfshirë, duke e kthyer kujdesin për mjedisin në përgjegjësi të përbashkët – duke i afruar komunitetin dhe institucionet në një proces që kërkon veprim të ndërsjellë dhe të qëndrueshëm.

 

 

Lexo Më Shumë
Podujeva Discusses Environmental Issues During “Green Hour”

Podujeva Diskuton për Mjedisin në “Orën e Gjelbër”

Më 23 prill 2025, në komunën e Podujevës u organizua “Ora e Gjelbër”, një aktivitet që synoi të nxisë ndërgjegjësimin qytetar dhe përfshirjen aktive në politikat lokale për mbrojtjen e mjedisit. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me organizatën partnere Ekovizioni.

Diskutimet u përqendruan në sfidat kryesore mjedisore me të cilat përballet Podujeva, përfshirë ruajtjen dhe krijimin e hapësirave të gjelbra, menaxhimin e mbeturinave dhe monitorimin e premtimeve mjedisore të dhëna nga komuna.

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, paraqitën shqetësime konkrete dhe propozuan ide për përmirësimin e situatës mjedisore, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit lokal.

 

Lexo Më Shumë
“Green Hour”: Citizens and Municipalities together for Environmental Protection on Earth Day

“Ora e Gjelbër”: Qytetarët dhe komunat bashkë për mbrojtjen e mjedisit në Ditën Botërore të Tokës

Për të shënuar Ditën Botërore të Tokës, më 22 prill 2025, në komunat Mitrovicë, Kaçanik dhe Rahovec u organizua “Ora e Gjelbër”, në bashkëpunim me organizatat partnere SHL-Kosova, Mundësia dhe Gjethi, me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit dhe mobilizimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit, si dhe forcimin e pjesëmarrjes në politikat lokale mjedisore.
 
Diskutimet u fokusuan në mbrojtjen dhe krijimin e hapësirave të gjelbra, si dhe në analizimin e premtimeve të dhëna nga komunat në fushën e mjedisit dhe nivelin e zbatimit të tyre. Qytetarë të interesuar, të rinj, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë komunalë morën pjesë në këto takime, duke kontribuar me ide, rekomandime dhe duke ngritur shqetësime konkrete mbi sfidat mjedisore në komunat e tyre.
 
“Ora e Gjelbër” u zhvillua si një thirrje për veprim të përbashkët në mbrojtje të natyrës dhe si një hap drejt ndërtimit të një angazhimi më të strukturuar dhe të qëndrueshëm për zhvillim të gjelbër në nivel lokal.

 

 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?