Kjo është gjendja e pritores së autobusit urban në Fshatin Smolicë pas djegëjes së një veture. Ngjarja ka ndodhur përafërsisht para 2 muajsh. A ka organ kompetent që merret me këtë kaos? Sëshpejti fillojnë rreshjet e ku do të strehohemi ne që udhëtojmë për çdo ditë në këtë relacion?
Shkatrrimi i parkut te qytetit dhe ndertimi I vrazhde pran liqenit te Mitrovices.
Ndertimi I qendres tregtare ne park te qyteti pran liqeni ne Mitrovice. Me cfare te drejte prona publike I jepet dikujt per kesi ndertimi te vrazhdet.
Shkatrrimi i parkut te qytetit permes ndertimit te qendres tregtare pran liqenit te Mitrovices. Kjo hapesire ka qene pjese e parkut te qytetit, dhe ka fillu me ndertimin e nje qendre tregtare, pastaj eshte zgjeru ne ndertim shume me te madh duke shkatrruar hapesiren e gjelber. Me heret ne Mitrovide whste ndertu edhe qendra Mitrovica mall ne park, e cila edhte gjysme e thate, sepse ska as fuqi blerese per me bo kaq shume qendra tregtare. Ketu duhet te nderhyhet me bager perndryshe eshte duke u shkatrru parku dhe liqeni.
Degradim I hapesires publike.
Borllogu nw Veternik
Shkarkimi i ujerave te zeza ne Lumbardhin e Prizrenit
Gypat e kanalizimit ne Lumbardhin e Prizrenit
Në projektin e prezantuar për parkun “Xhubleta”, pamë një dizajn me shtigje elegante, gjelbërim të pasur dhe pemë të larta që do të ofronin hije, freski dhe bukuri. Por sot, përballë nesh kemi një realitet ndryshe.? Ku janë ato pemët e gjata që u paraqitën në planin fillestar? Apo duhet të presim 50 vjet që të rriten?? Pse nuk u zbatua projekti siç u prezantua qytetarëve?? A ka llogaridhënie kur qytetit i shitet një ide dhe në fund merr diçka gjysmake?Ky nuk është vetëm një ndryshim estetik. Është një çështje e besimit qytetar, e transparencës dhe respektit për publikun. Ne nuk kemi nevojë për parqe vetëm për fotografi 3D – kemi nevojë për hapësira që i shërbejnë qytetarëve realisht, sot.
Grumbuj mbeturinash të hedhura jashtë kontenierëve në Kuqishtë
Hedhja e mbeturinave ndërtimore në natyrë nga kompanitë që ndërtojnë objekte në zonën e Rugovës është një dukuri shqetësuese që po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë.
Mbetje inerte të lëna në shtratin e lumit nga kompania pas ndërtimit të Urës së fshatit Rogovë
Mbeturina ne Fshatin Suhogerll, afer Shkolles Shote Galica. Skenderaj.
Lekura dhe eshtrat e kafshëve të ngordhura vazhdojnë të gjenden në lumin e Istogut. Një numër i madh insektesh është grumbulluar në një zonë ku zakonisht ka peshq, të cilët rrezikojnë seriozisht të preken nga kjo ndotje
Në fshatin Dubovë e Madhe, pranë lumit, janë hedhur mbeturina inerte, duke dëmtuar rëndë natyrën dhe pamjen e bukur të zonës.
Grumbull mbeturinash inerte dhe pjese te veturave te gjuajtura ne hapesire te gjelberuar nga auto-servisi ne afersi tek rruga Muharrem Domi.
Degradim i mjedisit në Bërnicë nga mbeturinat në lumin e fshatit.
Hedhje e mbeturinave në fshatin Nekoc të Drenasit
Hapesire e pandertuar qe nga paslufta, dhe mjerisht grumbull mbeturinash shtepiake poashtu nga banoret e zones.
Në shumë pjesë të lumit Drini i Bardhë janë vërejtur grumbuj mbeturinash, kryesisht plastike dhe mbetje të tjera të ngurta.
Lumi Drini i Bardhë në fshatin Novosellë është ndotur nga mbeturina përgjatë shtratit të tij. Është për të ardhur keq që një lumë kaq i bukur po humbet shkëlqimin e tij për shkak të pakujdesisë njerëzore.
Në lumin e Istogut janë vërejtur kafshë të ngordhura, duke shkaktuar ndotje serioze të ujit dhe paraqitur rrezik të madh për shëndetin publik të banorëve që e përdorin ujin për qëllime të ndryshme.
Qese plastike, mbeturina shtëpiake, dhe objekte të tjera të hedhura pa kujdes janë bërë pamje e zakonshme përgjatë shtratit të lumit të Istogut
Lumi i Istogut po përballet me një ndotje të vazhdueshme nga mbeturinat që hidhen në mënyrë të pakontrolluar. Kjo ndotje jo vetëm që dëmton natyrën dhe jetën ujore, por paraqet edhe rrezik për shëndetin e banorëve përreth.
Rahovec fshati Brestoc
Ndotje ne lumin Sitnica afer ures se fshatit Rufc, ne komunen e Lipjanit.
Rralle gjen hapesire te gjelberuar ne Prishtine! Edhe atehere kur e gjen nje te tille, fatkeqesisht nuk mirembahet nga banoret e lagjes. Mbeturina te shumta te shperndara - plastika, materiale ndertimi. Ky mund te ishte nje park shembull per gjithe zonen perreth, por dita dites po behet park mbeturinash...
Se pari, mos pastrimi i hapesires nga rrenimi i mureve te shtepise, e pastaj hedhja e vazhdueshme e mbeturinave tjera inerte po ne kete hapesire. Kjo hapesire e ndotur eshte fqinje me Kullen e Koshit - zone nen mbrojtjen e trashegimise kulturore ne Qarshine e Madhe ne Gjakove.
Ndonese segmeti i lumit Krena brenda zones se qytetit pastrohet ne baza te rregullta nga kompania publike e pastrimit "Çabrati", banoret e pandergjegjshem ende vazhdojne te hedhin mbeturina ne lume, si mbeturina shtepiake, ashtu edhe mbeturina inerte. Foto nga Ura e Taliqit (nga ana tjeter)
Ndonese segmeti i lumit Krena brenda zones se qytetit pastrohet ne baza te rregullta nga kompania publike e pastrimit "Çabrati", banoret e pandergjegjshem ende vazhdojne te hedhin mbeturina ne lume. Foto nga Ura e Taliqit.
URL copied to clipboard!