Image

Liqeni i Batllavës dhe Lumi Llapi vendshkarkime të ujërave të zeza

Përfaqësues të OJQ-së për mbrojtje të mjedisit Ekovizioni në Podujevë dhe pjesëtarë të komuniteit gjatë muajit tetor, organizuan një vizitë të përbashkët në liqenin e Batllavës dhe në lumin Llap për të parë nga afër degradimet që po bëhen në këto dy zona natyrore si rezultat i shkarkimeve të vazhdueshme të ujërave të zeza të fshatrave përreth meqenëse nuk kanë sistem të kanalizimit.  

Liqeni i Batllavës në rrezik: ndotja e pakontrolluar nga kanalizimi rrezikon këtë resurs

Liqeni i Batllavës, i ndërtuar gjatë viteve të shtatëdhjeta si liqen artificial është burim i rëndësishëm i ujit të pijes për kryeqytetasit e Kosovës dhe qytetarët e komunës së  Podujevës të cilët pritet të kyçen së shpejti në ujësjellësin që do të furnizohet nga ky liqen. Përkundër që destinimi I tij kryesor është furnizimi me ujë të pijshëm, ai për një kohë të gjatë është subjekt i ndotjes nga shkarkimet e pakontrolluara të kanalizimit të fshatrave përreth tij. Gjatë vizitës, u  gjetën tuba të shumtë që shkarkonin ujërat e zeza të patrajtuara direkt në liqenin e Batllavës. Banorët vendas dhe aktivistë të ambientit theksuan urgjencën për veprime të shpejta institucionale për të funksionalizuar impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, tashmë të ndërtuar pranë këtij liqeni, për të mbrojtur Liqenin e Batllavës nga dëmtimet e pakthyeshme.

Shkarkimi i ujërave të zeza dhe deponitë ilegale ngrenë shqetësime të mëdha për gjendjen e lumit Llap

Lumi Llap në lagjen "Stublla" ishte zona e dytë që u vizitua nga komuniteti, të cilët panë nga afër që gypi kryesor i kanalizimit të Podujevës shkarkohet në këtë lum. Përveç kësaj ndotje, brigjet e lumit janë të rrethuara me deponi ilegale. Kjo ndotje e dyfishtë, ka bërë që banorët e lagjes të ballafaqohen me erë të padurueshme, me fluks të insekteve dhe degradim të përgjithshëm të cilësisë së ujit, të cilat e bëjnë jetën e padurueshme. Për këtë arsye, ata u bënë thirrje urgjente institucioneve që të marrin masa për të adresuar shkaqet e kësaj ndotjeje, duke përfshirë funksionalizimin e impianteve për trajtim të ujërave të zeza dhe zbatimin e rreptë të ligjit kundër ndotësve.


Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?