Image

Degradimi mjedisor në Skenderaj

Një grup i qytetarëve aktivë së bashku me organizatën Iniciativa Qytetare Skenderaj gjatë muajit tetor ishin në vizitë në dy lokacione të komunës që janë subjekt i ndotjes dhe degradimit të  mjedisit. Zonat e identifikuara përfshijnë deponinë e mbeturinave inerte pranë fushës sportive të Skenderajit dhe lumin "Klina" në fshatin Llaushë.

Deponia e mbeturinave inerte pranë fushës sportive

Ngjitur me një fushë sportive të frekuentuar nga të rinjtë, gjindet një vendgrumbullim i mbeturinave inerte që hudhen nga kompani të ndërtimit dhe qytetarë tjerë përbën një kërcënim për mjedisin dhe frekuentuesit e fushës. Gjatë vizitës qytetarët e  theksuan se ndihen të shqetësuar për këtë situatë pasi që materialet që hudhen aty i shqetësojnë këta qytetarë për shëndetin e personave që merren me aktivitete fizike në këtë fushë sportive.

Lumi i degraduar në Llaushë

Nga observimi i qytetarëve në Llaushë u pa një skenë shqetësuese në lumin "Klina". Lumi, i cili sipas qytetarëve dikur kishte qenë një atraksion tani duket i pajetë për shkak të ndotjes së madhe nga mbeturinat dhe shkarkimi i ujërave të zeza.

Qytetarët theksojnë se uji tashmë i kontaminuar përbën një rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e tyre dhe se e konsiderojnë se ekspozimi ndaj tij mund të çojë në sëmundje të ndryshme.

 

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?