Pyetjet më të shpeshta
Pasi të plotësoni të dhënat e kërkuara personale dhe të përshkruani problemin, do të gjeni dy opsione për të ngarkuar imazhe dhe video. Klikoni në butonin "Choose files" dhe zgjidhni materialet që dëshironi të bashkëngjitni nga telefoni ose kompjuteri juaj. Pas kësaj duhet të pajtoheni me "Termet dhe Kushtet" si dhe të klikoni mbi butonin Raportoni për të përfunduar procesin.
Kur dorëzoni një raportim, duhet të jepni emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit si dhe duhet të jepni një përshkrim të problemit. Ky informacion është i rëndësishëm për të ju kontaktuar në rast se ka nevojë për më shumë detaje rreth raportimit ose për të dhënë komente për këtë çështje.