Të Gjitha Aktivitetet

The Wastewater Treatment Plant in Prizren

KDI Green: Trajtimi i ujërave të ndotura në Kosovë – Shembulli i Impiantit në Prizren

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Prizren paraqet një hap kyç drejt mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët. Edhe pse impianti aktualisht nuk mbulon të gjithë territorin e qytetit dhe ekziston ende nevoja për zgjerim të rrjetit të kanalizimit, ai përfaqëson një nga nismat më të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor në nivel lokal. Ky impiant është bë shembull i përpjekjeve institucionale për të ndërtuar infrastrukturë të gjelbër që ndikon pozitivisht në mjedis dhe mirëqenien e komunitetit.

🎥 Shikoni videon e plotë për të mësuar më shumë rreth procesit të trajtimit të ujërave të ndotura dhe ndikimit që ky impiant ka në jetën e përditshme të qytetarëve.

🌿 Kjo storie është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar”, me mbështetjen e UNDEF.

Lexo Më Shumë
KDI Green: Wastewater Treatment in Kosovo – The Example of the Gjakova Plant

KDI Green: Trajtimi i ujërave të ndotura në Kosovë – Shembulli i Impiantit në Gjakovë

 

Impianti për Trajtimin e Ujërave të Ndotura në Gjakovë përfaqëson një model të suksesshëm të qeverisjes mjedisore dhe një hap konkret drejt mbrojtjes së burimeve natyrore dhe përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.

Ky impiant shërben si shembull i mirë praktik për menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave të ndotura, duke ndihmuar në zvogëlimin e ndotjes, mbrojtjen e lumenjve dhe krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për komunitetin lokal.

Edhe pse sfidat në mbulimin e plotë të rrjetit të kanalizimit mbeten të pranishme, projekti në Gjakovë tregon përkushtimin institucional dhe rëndësinë e investimeve në infrastrukturën e gjelbër, si bazë për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të ekosistemeve ujore.

🎥 Shikoni videon e plotë për të mësuar më shumë rreth fazave të trajtimit të ujërave të ndotura dhe ndikimit që ky impiant ka në mjedis dhe shëndetin publik: KDI Green - Trajtimin e ujërave të ndotura në Kosovë: Modeli i Impiantit në Gjakovë

🌿 Kjo storie është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar”, me mbështetjen e UNDEF.

Lexo Më Shumë
KDI urges all municipal mayor candidates to make their electoral programs public and accessible

KDI: Të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave të publikojnë programet zgjedhore të detajuara për qytetarët

Prishtinë, 28 shtator 2025 – Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale tashmë ka hyrë në javën e tretë, por një numër i madh i kandidatëve për kryetarë komunash ende nuk kanë publikuar programe të qarta dhe të qasshme për qytetarët. Kjo mungesë transparence vë në pikëpyetje seriozisht qasjen e kandidatëve ndaj përgjegjësisë publike dhe ndikon drejtpërdrejt në mundësinë e votuesve për t’u informuar drejt.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) apelon që të gjithë kandidatët të publikojnë programe të detajuara qeverisëse, të cilat nuk duhet të reduktohen në premtime ad hoc apo deklarata pompoze pa mbështetje reale në nevojat e qytetit dhe mundësitë financare të komunës përkatëse. Programet duhet të ofrojnë qartësi dhe të jenë të mundshme për t’u realizuar në praktikë gjatë mandatit, të përshkruajnë fazat konkrete të konceptimit, planifikimit dhe zbatimit të politikave apo projekteve të propozuara, si dhe të japin informacion të saktë mbi burimet e financimit dhe strukturën e përgjegjësisë institucionale përfshirë aktorët lokalë dhe potencialisht partnerët zbatues.

Në episodin e fundit të podcastit të KDI-së, me titull "Sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës", Selvije Kurti, menaxhere e projektit, dhe Ardian Muca, koordinator, theksojnë rëndësinë e programeve qeverisëse si mjet për të siguruar një qeverisje të planifikuar, të matur, dhe të bazuar në nevojat dhe mundësitë konkrete të komunës, si dhe të llogaridhënëse. Fokus i veçantë i kushtohet politikave mjedisore në nivel lokal.

Nga podcasti u bë e ditur gjithashtu se shumica e programeve nga zgjedhjet e kaluara lokale, të kryetarëve aktualë të komunave nuk janë të qasshme për publikun, pasi janë larguar nga platformat zyrtare ose nuk janë aktive, një praktikë kjo që duhet të ndryshohet. Për më tepër, KDI thekson se mungesa e një programi të strukturuar, të qasshëm, e bën të pamundur llogaridhënien, pasi nuk ekziston një kornizë me të cilën mund të matet përmbushja e premtimeve gjatë dhe pas përfundimit të mandatit.

KDI fton të gjithë kandidatët për kryetarë komunash nga të gjitha partitë politike dhe ata/o të pavarur që të publikojnë pa vonesë programet e tyre qeverisëse dhe t’i vënë ato në dispozicion të qytetarëve përmes platformave të tyre zyrtare dhe kanaleve të komunikimit publik.

🎧 Podcastin e plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të KDI në YouTube: KDI Green: Sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës?
▶️ Reels mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të KDI në: Facebook

Lexo Më Shumë
 KDI Green: As Local Elections Approach, How Green Are Kosovo’s Municipalities? 🌱

KDI Green: Në prag të zgjedhjeve lokale, sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës? 🌱

Qeverisja Lokale - Podcast i ri nga KDI Green

Në prag të zgjedhjeve lokale, KDI fton të gjithë kandidatët për kryetarë komunash që të rimendojnë dhe konceptojnë komunat e gjelbra si një prioritet të rëndësishëm në programet e tyre zgjedhore.

Qytetarët kanë nevojë për një qeverisje që fokusohet në mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë episod të KDI Green Podcast, adresojmë rëndësinë e planifikimit të gjelbër dhe integrimin e tij në çdo aspekt të qeverisjes lokale.

KDI i bën thirrje kandidatëve për kryetarë komunash që të ofrojnë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e qyteteve, duke u përgjigjur sfidave mjedisore përmes politikave lokale konkrete dhe jo thjesht premtimeve pompoze. Plani i tyre duhet të jetë i qartë, i transparencës, i arritshëm dhe i realizueshëm, me hapa konkretë që mund të zbatohet për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe urbanistike në komunat e Kosovës. Në prag të zgjedhjeve, qytetarët duhet të kërkojnë një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për qytetet e tyre. Komunat e gjelbra nuk janë një luks, por një nevojë urgjente

 

👉 Shikoni episodin këtu: KDI Green: Sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës?

Lexo Më Shumë
PODCAST: Sewage Discharge into the Rivers- A mindset that must be stopped!

PODCAST: Derdhja e ujërave të zeza në lumenj – një mendësi që duhet ndalur!

Në episodin më të ri të podcast-it të KDI-së, Selvije Kurti dhe Ardian Muçaj sjellin një bisedë të hapur mbi gjendjen alarmante të lumenjve në Kosovë dhe domosdoshmërinë e trajtimit të ujërave të ndotura.

Duke u mbështetur në hulumtime, vizita në terren dhe takime me institucionet, ata tregojnë se si lumenjtë po shndërrohen në kanale të ujërave të ndotura dhe se si vonesat në ndërtimin e impianteve të trajtimit po e thellojnë këtë krizë. Aktualisht, vetëm 11% e ujërave të zeza trajtohen në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër derdhet drejtpërdrejt në lumenj.

 

Ky podcast është një thirrje për veprim institucional dhe qytetar për të adresuar urgjentisht krizën e ndotjes së ujërave në Kosovë dhe për të përshpejtuar ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, me qëllim mbrojtjen e lumenjve dhe shëndetit publik.

 

Për më shumë ndiqni Podcast-in këtu: https://youtu.be/6YDvQxMA-_o 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?