Image

Ndotja e lumit Sitnica dhe deponitë e mbeturinave po shkaktojnë probleme të mëdha për komunën e Lipjanit

Gjatë muajit tetor, si rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet anëtarëve të komunitetit dhe organizatës POLIS në Lipjan janë identifikuar dhe  vizituar tri zona të degraduara mjedisore.

Lumi Gadime ndotës i tokave bujqësore përreth

Vizita e lumit Gadime ishte ndalesa e parë. Nga ajo që u pa ishte se uji i lumit kishte një nuancë të errët si rezultat i shkarkimit të ujërave të zeza nga fshatrat aty pranë. Përveç kundërmimit të rëndë, në sipërfaqe të lumit kishte sasi të konsiderueshme të  mbetjeve plastike dhe mbeturinave të tjera. Si rezultat i mbushjes së lumit me mbeturina dhe ujëra të zeza, ai vazhdimisht del nga brigjet e tij, duke përmbytur fusha të cilat dikur ishin përdorur për të mbjella. Sot për fermerët vendas, kultivimi në këto kushte të pavarofshme përbën një sfidë serioze.

Deponitë e mbeturinave rrezikojnë ndotjen e lumit Sitnica dhe tokat bujqësore

Vizitat pasuese u bënë në deponinë afër lumit Sitnica dhe deponinë ilegale të fshatit Rufc. Komuniteti theksoi se deponia pranë lumit Sitnica nuk i përmbush standardet e nevojshme, duke rritur rrezikun e kontaminimit të ujit aty pranë. Afërsia e kësaj deponie me tokat bujqësore intensifikon shqetësimet e banorëve, pasi rrezikon sigurinë e të mbjellave dhe të bagëtive të tyre dhe paraqet rrezik potencial për shëndetin publik.

Në fshatin Rufc, u identifikua një deponi e cila është ilegale dhe shfaq probleme të dukshme mjedisore. Mungesa e respektimit të standardeve dhe afërsia e saj me zonat jetike bujqësore përkeqëson shqetësimet në mesin e popullatës lokale.

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?