Image

Degradim shqetësues mjedisor në Gjakovë

Qytetarët aktiv të Gjakovës të udhëhequr nga OJQ Rrjeti Qeliza në tetor të viti 2023 kanë vizituar dy lokacione në Gjakovë që përballen me degradim të rëndë mjedisor. Gjendje shqetësuese u pa në parkun e Shkugëzës dhe në hapësirën publike pranë Kompleksit të ndërtesave "Haro".

Parku Shkugëza: Një Zonë e Peisazhit të Mbrojtur tani në rrezik

Parku i Shkugëzës, një zonë e cila përmban vlera të veçanta të biodiversitetit, e cila poashtu edhe ishte shpallur si një Zonë Peisazhi e Mbrojtur në vitin 2011 nga Instituti për Mbrojtjen e Mjedisit, tani po përballet me një krizë të rëndë mjedisore. Pavarësisht vlerave të veçanta të biodiversitetit dhe peisazhit, lumi brenda parkut është kthyer në një vendgrumbullim të llojeve të ndryshme të mbeturinave, duke lëshuar një erë të rëndë dhe duke paraqitur një pamje shqetësuese. Qytetarët ankohen për humbjen e specieve që dikur jetonin në lumë, duke kujtuar një kohë kur ata mund të notonin dhe peshkonin lirshëm.

Hyrja e parkut është e mbushur me venddepozitime të llojeve të ndryshme të mbeturinave, duke filluar nga mobilje të vjetra, mbetje ndërtimore e  mbeturinave të përditshme. Për më tepër, pylli brenda parkut, i cili duhet të jetë një strehë e biodiversitetit, tani është i mbushur me mbetje dhe dëshmitë e prerjes së drunjve janë të dukshme. Shqetësim i ngritur nga komuniteti është edhe menaxhimi joadekuat i ujërave të zeza të restoranteve që operojnë brenda parkut. Këto objekte funksionojnë me gropa septike që i akumulojnë ujërat e zeza, duke paraqitur një rrezik të konsiderueshëm për kontaminimin e burimeve nëntokësore të ujit në këtë zonë.

 

 

Neglizhimi i hapësirës publike tek kompleksi i ndërtesave "Haro""

Zona e dytë që është në fokus të komunitetit është hapësira publike ngjitur me ndërtesat e kompleksit banesor "Haro" brenda qytetit. Pranë këtij kompleksit, buzë lumit, gjendet një gropë e mbushur me mbeturina, e cila kundërmon dhe tregon neglizhencën e mirëmbajtjes së hapësirës publike.

Efektet e një neglizhence të tillë në zonat urbane mund të jenë të gjera, duke ndikuar në shëndetin dhe mirëqenien e banorëve dhe mjedisit. Trajtimi i këtyre çështjeve përmes menaxhimit të duhur të mbetjeve dhe angazhimit të komunitetit është thelbësor për rikthimin e vitalitetit të parkut dhe sigurimin e një mjedisi jetese më të shëndetshme.

 

 

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?