Të Gjitha Aktivitetet

The community assesses the project “Improvement of the Stairs to Guri i Shpuar” in Kaçanik

Komuniteti vlerëson projektin “Rregullimi i Shkallëve për tek Guri i Shpuar” në Kaçanik

OJQ Gjethi, në bashkëpunim me KDI-në dhe komunitetin, ka zhvilluar një proces monitorimi për të vlerësuar projektin “Rregullimi i Shkallëve për tek Guri i Shpuar.” Ky projekt, i financuar nga Komuna e Kaçanikut, pritet të përfundojë në prill të vitit 2025 dhe përfshin ndërtimin e një shtegu me gjatësi mbi 500 metra.

Investimi synon të promovojë natyrën dhe të krijojë hapësira për ecje dhe rekreacion.

Pas përfundimit të vlerësimit, OJQ Gjethi, në bashkëpunim me KDI-në dhe komunitetin, do t’i dorëzojë autoriteteve lokale një raport me të gjeturat, duke propozuar rekomandime për përmirësime të mundshme.

Lexo Më Shumë
Reconstruction of Skënderbeu Street in Podujevë - Construction of the Bicycle Lane

Realizohet auditimi social i projektit “Rikonstruktimi i rrugës Skënderbeu në Podujevë - ndërtimi i shtegut të bicikletave”

OJQ Ekovizioni nga Podujeva, në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe KDI-në, ka organizuar një aktivitet për të vlerësuar projektin komunal “Rikonstruktimi i rrugës Skënderbeu në Podujevë - ndërtimi i shtegut të bicikletave”.

Fillimisht, grupi ka shqyrtuar kontratën dhe specifikat e projektit, ndërsa është kryer edhe një inspektim në terren për të analizuar në detaje investimin.

Ky projekt, që synon të promovojë përdorimin e biçikletave si një formë efikase të transportit, ka pasur për qëllim vlerësimin e realizimit të punimeve dhe përmirësimin e transparencës në punën e Komunës së Podujevës.

 

Lexo Më Shumë
Social Audit of the Project “Construction of Irrigation Channels and Dams” in Shishman Village

Projekti komunal “Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes dhe Pendave” në Fshatin Shishman u inspektua nga afër nga qytetarët

Auditimi social për projektin “Ndërtimi i Kanaleve të Ujitjes dhe Pendave” në fshatin Shishman u realizua për të vlerësuar cilësinë e punimeve, përputhshmërinë me dokumentacionin teknik dhe ndikimin e projektit në komunitet. Ky projekt është me rëndësi për përmirësimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore, duke mbështetur fermerët në menaxhimin e ujit për prodhimin bujqësor.

Procesi përfshiu një vizitë në terren më 18 nëntor 2024, në vendin e ndërtimit të pendës në fshatin Shishman. Ekipi i përbërë nga përfaqësues të Rrjetit Qeliza, KDI, ekspertë të ndërtimtarisë dhe anëtarë të komunitetit inspektuan nga afër punimet. Njëkohësisht, u shqyrtua dokumentacioni përkatës për të siguruar që të gjitha pozicionet e kontratës ishin zbatuar sipas marrëveshjes mes komunës dhe të kontraktuarit.

Lexo Më Shumë
Social Audit for the Rehabilitation of the Canal near “Xhemajl Kada” School in Pejë

Auditimi Social për Sanimin e Kanalit pranë Shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë

Në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizimit të Gjelbër Komunitar në Kosovë,” është realizuar një auditim social për monitorimin e zbatimit të kontratës publike “Hapja, ndërtimi dhe sanimi i kanalit vërshues prej shkollës ‘Xhemajl Kada’ (furra Husaj) deri te kanali atmosferik Fidanishte dhe Dulia.” Ky proces synon të informojë qytetarët mbi mënyrën se si realizohet auditimi social dhe të theksojë rëndësinë e llogaridhënies nga institucionet publike. Përmes aktiviteteve të tilla, promovohet transparenca dhe angazhimi qytetar në vendimmarrje për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lexo Më Shumë
Lake Batllava at risk of pollution: Residents and NGOs call for urgent intervention

Liqeni i Batllavës në rrezik nga ndotja: Kërkohet ndërhyrje urgjente

Liqeni i Batllavës, burimi kryesor i ujit të pijshëm për rreth 40% të qytetarëve të Kosovës, përfshirë banorët e Prishtinës, po përballet me ndotje nga mbeturinat dhe ujërat e zeza që derdhen nga fshatrat përreth. Në fshatin Orllan, vetëm 35% e shtëpive janë të lidhura me kolektorin e ujërave të zeza, i cili është jofunksional, ndërsa impianti për trajtimin e ujërave të zeza nuk ka funksionuar kurrë. Në anën tjetër, vetëm një punëtor nga Komuna e Podujevës angazhohet për pastrimin e bregut të liqenit.

OJQ “EKOVIZIONI” dhe banorët kërkojnë funksionalizimin e kolektorit të ujërave të zeza dhe shtimin e ekipeve për pastrimin e liqenit. Megjithatë, Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit ende nuk kanë ofruar një plan konkret për adresimin e këtyre problemeve. Aktivistët dhe qytetarët apeluan për ndërhyrje urgjente, duke paralajmëruar se nëse nuk merren masa, cilësia e ujit dhe ekosistemi i liqenit mund të rrezikohen. 

https://www.youtube.com/watch?v=ofb0QuWqV2w 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?