Image

Vlerësimi i Projektit për Rregullimin e Kaskadave të Lumit Klina në Skenderaj

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 634-23-8207-5-2-1/C430 në Komunën e Skenderajt. Projekti përfshin rregullimin e kaskadave të lumit Klina, përkatësisht në fshatin Tushilë, ku është vendosur muri në lum.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë ndërtimi i një muri mbrojtës përgjatë një pjese të lumit, për të mbrojtur rrugën nga shembjet, pasi zona është dëmtuar nga vërshimet e Janarit 2023. Projekti gjithashtu ka përfshirë pastrimin e hapësirës ku është ndërtuar muri dhe vendosjen e zhavorit për stabilizim të terrenit.

Si pjesë e auditimit social, vizita në terren u fokusua në vlerësimin e zbatimit të projektit, përputhshmërinë me kontratën dhe ndikimin e tij në mbrojtjen e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e sigurisë për komunitetin. Ky auditim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të transparencës dhe përfshirjes së komunitetit në monitorimin e projekteve publike. Të gjeturat dhe rekomandimet mbi vlerësimin nga auditmi social do të ndahen me Komunën e Skenderajt.

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?