Të Gjitha Aktivitetet

Ferizaj Issues Building Permits Without Zoning Maps, MMPHI: This Is a Legal Violation

Ferizaji jep leje ndërtimi pa Harta Zonale, MMPHI: Kjo është shkelje Ligjore

Komuna e Ferizajt prej vitesh ka lëshuar leje ndërtimore duke u bazuar në Ligjin për Ndërtim, pavarësisht mungesës së Hartave Zonale – dokumente thelbësore për planifikimin hapësinor dhe bazën ligjore për dhënien e lejeve. Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka cilësuar këtë praktikë si të paligjshme.

Pas refuzimit të Hartave Zonale nga autoritetet qendrore, Komuna e Ferizajt ka anashkaluar planet rregulluese urbane ekzistuese, të cilat sipas ligjit mbeten të vlefshme deri në miratimin e dokumenteve të reja. Në vend të tyre, Komuna ka zbatuar Ligjin për Ndërtim.

Për më shume detaje gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=qJx52CwPf50 

Lexo Më Shumë
Evaluation of the Reforestation and Park Development Project in Kodra e Sherretëve, Ferizaj

Vlerësimi i Projektit për Pyllëzimin dhe Rregullimin e Parkut në Kodrën e Sherretëve në Ferizaj

AVONET dhe KDI realizuan një auditim social për projektin Pyllëzimi dhe rregullimi i parkut në Kodrën e Sherretëve, të implementuar nga Komuna e Ferizajt.

Përfaqësues nga bashkësitë lokale, qytetarë dhe banorë vizituan vendin e punimeve për të vlerësuar progresin dhe përputhshmërinë me kontratën.

Auditimi synon të sigurojë përmbushjen e standardeve mjedisore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës.

Hapat e ardhshëm përfshijnë përgatitjen e një raporti të detajuar dhe prezantimin e rekomandimeve për Komunën e Ferizajt për të garantuar zbatimin sipas planit dhe pritshmërive të qytetarëve.

Lexo Më Shumë
Evaluation of the River Klina Cascades Project in Skenderaj

Vlerësimi i Projektit për Rregullimin e Kaskadave të Lumit Klina në Skenderaj

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 634-23-8207-5-2-1/C430 në Komunën e Skenderajt. Projekti përfshin rregullimin e kaskadave të lumit Klina, përkatësisht në fshatin Tushilë, ku është vendosur muri në lum.

Qëllimi i këtij projekti ka qenë ndërtimi i një muri mbrojtës përgjatë një pjese të lumit, për të mbrojtur rrugën nga shembjet, pasi zona është dëmtuar nga vërshimet e Janarit 2023. Projekti gjithashtu ka përfshirë pastrimin e hapësirës ku është ndërtuar muri dhe vendosjen e zhavorit për stabilizim të terrenit.

Si pjesë e auditimit social, vizita në terren u fokusua në vlerësimin e zbatimit të projektit, përputhshmërinë me kontratën dhe ndikimin e tij në mbrojtjen e infrastrukturës lokale dhe përmirësimin e sigurisë për komunitetin. Ky auditim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt promovimit të transparencës dhe përfshirjes së komunitetit në monitorimin e projekteve publike. Të gjeturat dhe rekomandimet mbi vlerësimin nga auditmi social do të ndahen me Komunën e Skenderajt.

Lexo Më Shumë
Evaluation of the Parks and Playgrounds Project for Children in Lipjan

Vlerësimi i Projektit për Parqe dhe Kënde të Lojërave për Fëmijë në Lipjan

Në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër në Komunitet, një grup qytetarësh të angazhuar në auditimin social ka realizuar një vizitë në terren për të vlerësuar kontratën 613-022-052-521. Kjo kontratë përfshin ndërtimin e parqeve dhe këndeve të lojërave për fëmijë në hapësirat gjelbëruese të shkollave fillore në disa fshatra të Komunës së Lipjanit, përfshirë Kraishtë, Gllogovc, Rubovc, Bujan, Medvec, Topliqan, Krojmir, Baicë, Shalë, Magure, Puturovc, Smallushë, Llugaxhi, Babush i Muhaxherëve, Banullë dhe Dobrajë e Madhe.
Qëllimi i këtij projekti është krijimi i hapësirave të gjelbëruara dhe këndeve të lojërave që sigurojnë një mjedis të përshtatshëm dhe stimulues për fëmijët, duke mbështetur zhvillimin e tyre fizik, shoqëror, emocional dhe intelektual. Përveç përfitimeve për fëmijët, projekti kontribuon në përmirësimin e gjelbërimit dhe krijimin e hapësirave publike më të shëndetshme për komunitetin.
Si pjesë e auditimit social, u realizuan 2 vizita në terren në shkollat e fshatrave Rubovc dhe Llugaxhi. Gjatë vizitave, u vlerësua zbatimi i projektit, përputhshmëria me kontratën dhe ndikimi i tij në krijimin e një mjedisi të gjelbër dhe të përshtatshëm për fëmijët. Të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga procesi do t’i adresohen Komunës së Lipjanit për përmirësime të mëtejshme në zbatimin e projekteve. 

Lexo Më Shumë
The Issue of Wastewater in the Villages of Kamenica

Problemi i ujërave të zeza në fshatrat e Kamenicës

Banorët e fshatrave Kopernicë, Koretin dhe Karaçevë prej vitesh përballen me kundërmimin e rëndë të shkaktuar nga derdhja e ujërave të zeza. Ky problem mjedisor ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin lokal. Komuna e Kamenicës ka njoftuar se punimet në kolektorin e ujërave të zeza në fshatin Koretin do të përfundojnë gjatë pranverës, duke sjellë një zgjidhje për këtë problem të kahershëm.

OJQ "Fortesa" ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e kësaj çështjeje përmes thirrjeve publike, takimeve me komunitetin dhe pjesëmarrjes aktive në dëgjime buxhetore, duke shtyrë autoritetet drejt veprimeve konkrete.

Gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=cZv2x0HCowg

 

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?