Të Gjitha Aktivitetet
Problemi i ujërave të zeza në fshatrat e Kamenicës
Banorët e fshatrave Kopernicë, Koretin dhe Karaçevë prej vitesh përballen me kundërmimin e rëndë të shkaktuar nga derdhja e ujërave të zeza. Ky problem mjedisor ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për komunitetin lokal. Komuna e Kamenicës ka njoftuar se punimet në kolektorin e ujërave të zeza në fshatin Koretin do të përfundojnë gjatë pranverës, duke sjellë një zgjidhje për këtë problem të kahershëm.
OJQ "Fortesa" ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e kësaj çështjeje përmes thirrjeve publike, takimeve me komunitetin dhe pjesëmarrjes aktive në dëgjime buxhetore, duke shtyrë autoritetet drejt veprimeve konkrete.
Gjeni videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=cZv2x0HCowg
Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër: Auditimi Social në Prishtinë
Vlerësimi i projektit për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në fshatrat e Kamenicës
Projekti për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës, përfshirë Hogosht, Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Topanicë, Koretin dhe Kamenicë, ishte në fokusin e një procesi të monitorimit të organizuar nga OJQ Fortesa në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe KDI-në gjatë muajit nëntor.
Pas analizës së dokumentacionit të projektit, ekipi realizoi vizita në të gjitha vendet e parashikuara për ndërtimin e pritoreve, duke vlerësuar ecurinë dhe përmbushjen e angazhimeve.
Çështjet që lidhen me planin dinamik dhe ritenderimin e projektit do të përfshihen në raportin përfundimtar që do t’i dorëzohet Komunës së Kamenicës, së bashku me rekomandimet dhe gjetjet kryesore nga ky proces.
Komuniteti vlerëson projektin “Rregullimi i Shkallëve për tek Guri i Shpuar” në Kaçanik
OJQ Gjethi, në bashkëpunim me KDI-në dhe komunitetin, ka zhvilluar një proces monitorimi për të vlerësuar projektin “Rregullimi i Shkallëve për tek Guri i Shpuar.” Ky projekt, i financuar nga Komuna e Kaçanikut, pritet të përfundojë në prill të vitit 2025 dhe përfshin ndërtimin e një shtegu me gjatësi mbi 500 metra.
Investimi synon të promovojë natyrën dhe të krijojë hapësira për ecje dhe rekreacion.
Pas përfundimit të vlerësimit, OJQ Gjethi, në bashkëpunim me KDI-në dhe komunitetin, do t’i dorëzojë autoriteteve lokale një raport me të gjeturat, duke propozuar rekomandime për përmirësime të mundshme.