Të Gjitha Aktivitetet

Tree Planting with Drones and Spices' Garden - Two Innovative Ideas for Greener Cities

Mbjellja me Dron dhe Kopshti i Erëzave - dy ide inovative për qytete më të gjelbëra

Një takim i rëndësishëm për shkëmbimin e praktikave të mira është mbajtur në Prishtinë, duke përfshirë përfaqësues nga qeveritë lokale, organizatat joqeveritare dhe komunitetet. Ky takim synon të prezantojë dhe diskutojë dy përvoja të suksesshme të zbatuara nga Komuna e Prishtinës, me qëllimin që këto modele të adaptohen në kontekste të tjera komunale.

Praktikat e diskutuara janë të orientuara drejt qëndrueshmërisë mjedisore dhe ofrojnë mundësi për nxitjen e politikave të gjelbra, si dhe rritjen e përpjekjeve ndërmjet komunave dhe përfshirjen e komunitetit.

Dy projekte që u prezantuan përfshijnë:

  1. Mbjellja e drunjëve në zonat e pyjeve të degraduara: Kjo iniciativë përdor një metodë inovative, duke implementuar mbjelljen e farave me ndihmën e dronëve.

  2. Krijimi i kopshteve të erëzave në lagjen Ulpiana: Një iniciativë e suksesshme që ka sjellë rezultate pozitive dhe është e aplikueshme në komunat e tjera.

Këto projekte paraqesin modele për komunat që synojnë të zhvillojnë nisma të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit. Takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar sesi këto praktika mund të përshtaten në komunat e tjera dhe si platformë për nisma të reja dhe bashkëpunime të ardhshme.

Lexo Më Shumë
Our partner Gjethi pushes forward the Environmental Action Plan 2024-2029 for a greener Kaçanik

Partneri ynë Gjethi çon përpara Planin e Veprimit në Mjedis 2024-2029 për një Kaçanik më të gjelbër

Partneri ynë, Organizata për Mbrojtjen e Mjedisit "Gjethi", në bashkëpunim me Njësinë e Mjedisit pranë Komunës së Kaçanikut, ka hartuar Planin e Veprimit në Mjedis (PVM) 2024-2029, duke integruar për herë të parë veprimin klimatik në këtë proces. Ky plan, tashmë është miratuar nga Kuvendi Komunal, dhe synon një qasje të qëndrueshme dhe të integruar për mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e resurseve në komunat si Kaçaniku.

Tani pritet zbatimi i planit, përmes veprimeve konkrete që do të ndihmojnë në arritjen e qëllimeve të përcaktuara.

Ky bashkëpunim mes OJQ-ve lokale, si partneri ynë Gjethi, dhe qeverisjes lokale për të shtyrë përpara politika të gjelbra përfaqëson një model të shkëlqyer për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Lexo Më Shumë
The coordination meeting held between KDI and local partners.

U mbajt takimi koordinues mes KDI dhe partnerëve lokal

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur një takim koordinues me partnerët lokalë nga 12 komuna të Kosovës për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të bashkëpunimit të tyre. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të politikave të gjelbra dhe aktiviteteve mjedisore në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar.

Lexo Më Shumë
KDI promotes the KDI Green platform as part of the Kosovo Sustainable Development Week

KDI promovon platformën KDI Green në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë

 

Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW), KDI ka prezantuar platformën KDI-Green (www.kdigreen.org), një mjet inovativ që synon mobilizimin e komunitetit për raportimin e degradimit mjedisor dhe për të kontribuar në politikat e qëndrueshme mjedisore. Ngjarja tërhoqi qytetarë dhe aktivistë, të cilët u njohën me funksionimin e platformës dhe mënyrat se si mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit përmes raportimit të rasteve të ndotjes.
Platforma synon të adresojë problemet kritike mjedisore në Kosovë, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e komunitetit lokal. KDI-Green inkurajon qytetarët të marrin pjesë aktive në ruajtjen e mjedisit përmes raportimit të rasteve të ndotjes dhe degradimit në nivel lokal. Duke krijuar një hapësirë të lehtë dhe të qasshme për qytetarët dhe për përfshirjen e komunitetit, platforma synon të fuqizojë zërin e qytetarëve dhe të lehtësojë ndërveprimin mes tyre dhe institucioneve. Kjo infrastrukturë digjitale përmirëson transparencën dhe nxit bashkëpunimin për zbatimin e politikave mjedisore të qëndrueshme.
Platforma është krijuar në kuadër të projektit “Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” i cili zbatohet nga KDI, në bashkëpunim me Alancën Qytetare për Transparencë (AQT) dhe Mbështetet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF).

 

 

Lexo Më Shumë
NGO

OJQ "Fortesa" shfrytëzon dëgjimet publike për të kanalizuar kërkesat për adresimin e degradimeve mjedisore në Kamenicë

Organizata Joqeveritare "Fortesa" nga Kamenica ka përdorur dëgjimet publike të komunës për të ngritur dhe kanalizuar kërkesat konkrete për adresimin e çështjeve të rëndësishme mjedisore. Në kuadër të Planifikimit Buxhetor 2025-2027, "Fortesa" ka propozuar tri çështje kyçe për të cilat ka kërkuar përfshirjen e tyre në buxhetin e ardhshëm komunal.

Në propozimet e dorëzuara me shkrim Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, "Fortesa" ka theksuar rëndësinë e ndarjes së fondeve për zgjidhjen e këtyre problemeve:

  1. Grumbulli i mbeturinave përreth lumit nga Pishina Shkodra deri në Berivojcë – Kërkohet ndarja e buxhetit për pastrimin e kësaj pjese, duke u fokusuar në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e degradimeve të mëtejshme.

  2. Deponia ilegale e mbeturinave në Muciverc, rruga që çon për në Krenidell – "Fortesa" ka kërkuar ndarjen e mjeteve për largimin e këtyre mbeturinave dhe vendosjen e tabelave që ndalojnë hedhjen e mbeturinave, duke parashikuar edhe ndëshkime për shkelësit. Gjithashtu, është propozuar ndarja e fondeve për vitin 2025 për funksionalizimin e lokacioneve të posaçme për deponi mbeturinash.

  3. Ujërat e zeza në lumin e Hogoshtit – Është kërkuar ndarja e fondeve për rregullimin e shtratit të lumit dhe sanimin e problemit me ujërat e zeza që po e ndotin atë.

OJQ "Fortesa" është pjesë e projektit "Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë," i cili realizohet në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI). Ky projekt synon të nxisë aktivizmin qytetar dhe përfshirjen komunitare në identifikimin e degradimeve mjedisore, mbrojtjen e mjedisit, si dhe monitorimin dhe promovimin e politikave të gjelbra lokale.

Me këtë iniciativë, "Fortesa" synon të sigurojë që këto probleme mjedisore të rëndësishme të trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe që qytetarët e Kamenicës të kenë një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Lexo Më Shumë

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?