Një problem i madh për banorët e zonës pranë rrethrrotullimit që lidh rrugën "Muharrem Fejza" me rrugën C ka shqetësuar qytetarët për një periudhë të gjatë. Kanalizimi i hapur, që shpërndan ujëra të zeza në sipërfaqe, ka krijuar kushte të vështira jetese për ata që banojnë aty, duke përhapur erëra të padurueshme dhe duke rrezikuar shëndetin publik.
KDI, në bashkëpunim me partnerin e saj lokal, QPA, kanë marrë iniciativën për të adresuar këtë problem të rëndësishëm dhe për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme. Së bashku me median Nacionale, u kërkua një sqarim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës për situatën.
Pas shqyrtimit të situatës, autoritetet komunale kanë siguruar se do të ndërmerren masa urgjente për të mbyllur kanalizimin e hapur dhe për të pastruar zonën, duke e kthyer atë në një ambient të sigurt për kalimtarët dhe banorët.
KDI dhe QPA do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër zgjidhjen e këtij problemi, për t'u siguruar që ndërhyrja e komunës të realizohet siç është premtuar dhe në interes të qytetarëve.
Videon mund ta gjeni në këtë link: https://www.youtube.com/watch?v=q7g3jb15_7w