
Qeverisja Lokale - Podcast i ri nga KDI Green
Në prag të zgjedhjeve lokale, KDI fton të gjithë kandidatët për kryetarë komunash që të rimendojnë dhe konceptojnë komunat e gjelbra si një prioritet të rëndësishëm në programet e tyre zgjedhore.
Qytetarët kanë nevojë për një qeverisje që fokusohet në mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në këtë episod të KDI Green Podcast, adresojmë rëndësinë e planifikimit të gjelbër dhe integrimin e tij në çdo aspekt të qeverisjes lokale.
KDI i bën thirrje kandidatëve për kryetarë komunash që të ofrojnë një vizion të qartë dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e qyteteve, duke u përgjigjur sfidave mjedisore përmes politikave lokale konkrete dhe jo thjesht premtimeve pompoze. Plani i tyre duhet të jetë i qartë, i transparencës, i arritshëm dhe i realizueshëm, me hapa konkretë që mund të zbatohet për përmirësimin e kushteve mjedisore dhe urbanistike në komunat e Kosovës. Në prag të zgjedhjeve, qytetarët duhet të kërkojnë një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për qytetet e tyre. Komunat e gjelbra nuk janë një luks, por një nevojë urgjente
👉 Shikoni episodin këtu: KDI Green: Sa mendojnë gjelbër komunat e Kosovës?