Komuna e Prishtinës ka eliminuar këto ditë dy deponi ilegale, një në Kodrën e Trimave dhe tjetrën në Shkabaj, falë angazhimit të përbashkët të KDI-së dhe Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA). Këto deponi u identifikuan vitin e kaluar në bashkëpunim me banorët lokalë, ndërsa u raportuan gjithashtu edhe përmes platformës KDI Green. Çështja e këtyre deponive u trajtua gjatë Orës së Gjelbër të organizuar me përfaqësuesit komunalë dhe banorët, dhe më pas u diskutua edhe në dëgjimet buxhetore të fundit të Komunës së Prishtinës. Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e mjedisit në këto zona dhe një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet qytetarëve dhe autoriteteve lokale.