Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur një takim koordinues me partnerët lokalë nga 12 komuna të Kosovës për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të bashkëpunimit të tyre. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e zbatimit të politikave të gjelbra dhe aktiviteteve mjedisore në kuadër të projektit Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar.