Image

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit në Ferizaj

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, në qytetin e Ferizajt partneri ynë AVONET organizoi Orën e Gjelbër. 

Ky aktivitet mblodhi së bashku një grup të larmishëm pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues të këshillave të fshatrave, nxënës të shkollave të mesme, aktivistë mjedisorë dhe zyrtarë nga kompania “Ambienti”. 

Ngjarja filloi me një prezantim mbi konceptin e aktivizmit të gjelbër, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në ruajtjen e mjedisit ku u prezantua edhe platforma e gjelbër “KDI Green” si një mekanizëm për raportimin e degradimit mjedisor. Pas kësaj, u ofrua një përmbledhje e shkurtër e historisë së Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, duke theksuar rëndësinë e saj globale dhe arsyet e festimit të saj. 

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me sfidat mjedisore, veçanërisht mirëmbajtjen e hapësirave publike. Një pikë e rëndësishme e diskutimit ishte shpërndarja e pabarabartë e burimeve dhe kapaciteteve ndërmjet zonave urbane dhe rurale. Sipas pjesëmarrësve shumë komunitete rurale shpesh duhet të mbështeten në organizime vullnetare për të mirëmbajtur hapësirat e tyre publike, duke nënvizuar nevojën për mbështetje më të barabartë institucionale. 

Gjatë këtij takimi, u shfaq si propozim që institucionet lokale të forcojnë këshillat e fshatrave, duke përfshirë iniciativa për t'i furnizuar ata me mjete dhe burime të nevojshme për mirëmbajtjen e zonave të tyre. Një propozim i rëndësishëm i dalur nga takimi ishte poashtu thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe bashkësive lokale. Kjo nismë u propozua me synimin që të angazhojë nxënësit në punë "të gjelbër" vullnetare, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve mjedisore në komunën e Ferizajt.

Ora e Gjelbër, solli diskutime të cilat theksuan rëndësinë e përfshirjes së gjerë komunitare dhe mbështetjes institucionale për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Propozimet e dala nga takimi, si fuqizimi i këshillave të fshatrave dhe thellimi i bashkëpunimit shkollor-komunitar, janë hapa konkretë drejtë një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme për komunën e Ferizajt.


Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?