Image

Takim me kryetarin e komunës së Kamenicës

Po vazhdon cikli i takimeve të KDI-së me kryetarë të komunave. Në qytetin e Kamenicës, KDI, në bashkëpunim me organizatën partnere Fortesa, u pritën në takim nga Kryetari i Komunës, z. Kadri Rahimaj, ku u diskutua për rëndësinë e orientimit të qeverisjes komunale drejt qeverisjes së gjelbër si çështje e thelbësore për qytetarët, si dhe si përgjigje ndaj kërkesave të agjendës së gjelbër, poashtu dhe rëndësisë së ngritjes së transparencës komunale.

Kryetari Rahimaj shprehu përkushtimin e Komunës së Kamenicës për promovimin e qeverisjes së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit, si një nga komunat më të gjelbra në Kosovë. Në anën tjetër, KDI prezantoi platformën e saj digjitale www.kdigreen.org , si një mjet për përfshirjen e qytetarëve për të raportuar problemet mjedisore dhe për të qenë pjesë aktive në avokimin për një mjedis më të pastër.

Përfaqësuesit e Komunës së Kamenicës shprehën mbështetjen e tyre për këtë platformë si një mjet të rëndësishëm për qytetarët e Kamenicës për të adresuar shqetësimet e tyre mjedisore në nivel lokal dhe bashkarisht të ngritin vetëdijen për pjesëmarrje aktive në mbrojtje të mjedisit.


Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?