Qyteti i Pejës ishte nikoqiri i radhës i "Orës së Gjelbër". Organizata partnere Syri i Vizionit organizoi një diskutim të rëndësishëm, duke sjellë në fokus dialogun e nevojshëm mes autoriteteve lokale dhe komunitetit në komunën e Pejës për të promovuar politikat dhe projektet qeverisëse të gjelbëra.
Në këtë takim u zhvillua një diskutim thelbësor për agjendën politike të Komuna Pejë në fushën e mbrojtjes së mjedisit, si dhe u prezantuan premtimet e gjelbra të Kryetarit Muhaxheri, dhe sfidat për progresin dhe zbatimin e tyre.
Në anën tjetër, Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Agron Nikçi, paraqiti përkushtimin e komunës për mbrojtjen e mjedisit dhe investimet aktuale dhe të ardhshme në këtë drejtim. Ndërkohë, qytetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile theksuan nevojën për edukim të hershëm nëpërmjet shkollave për rritjen e vetëdijes qytetare në edukim të hershëm, duke parandaluar këtë problem në faza të hershme. Gjithashtu u theksua nevoja për më shumë inspektorë mjedisor, kushte më të mira për transportin publik dhe promovimin e transportit me biçikletë, si dhe masat për të luftuar deponitë ilegale dhe për të rritur ndërgjegjësimin mjedisin nëpërmjet aktiviteteve shkollore.