Përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës- KDI dhe Rrjetit Qeliza u takuan me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini në kuadër të projektit "Promovimi i Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” dhe "Transparometrit Komunal 2023".
Gjakova është në mesin e 12 komunave ku po jetësohen këto projekte që aspirojnë mbrojtjen e mjedisit si dhe transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve publike.
Kryetari Gjini gjatë takimit ofroi mbështetjen e tij në realizimin e këtyre projekteve, duke theksuar se si institucion komunal mirëpret çdo nismë e cila është në shërbim të komunitetit.