Image

Takim me kryetarin e Rahovecit

Një ekip i KDI-së së bashku dhe me përfaqësuesen e organizatës partnere SHL – Kosova, u takuan me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth rëndësisë së orientimit dhe promovimit të qeverisjes së gjelbër lokale dhe transparencës komunale, duke prezantuar projektet e KDI-së dhe organizatave partnere lokale që po zbatohen nëpër komuna, përfshirë Komunën e Rahovecit, gjegjësisht zbatimin e projekteve mbi "Promovimin e Aktivizmit të Gjelbër Komunitar në Kosovë” dhe "Transparometri Komunal për vitin 2023 dhe 2024".

 

Kryetari Latifi ofroi mbështetje për këto projekte, duke theksuar gatishmërinë e Komunës së Rahovecit për nisma që ndihmojnë në realizimin e obligimeve komunale lidhur me agjendën e gjelbër, përmbushjen e zotimeve të tij mjedisore dhe ngritjen e transparencës dhe informimit të qytetarëve. Gjithashtu mirëpriti nismën e KDI për avokim digjital drejt përmirësimit të qeverisjes së gjelbër dhe shprehi interes për promovimin e platformës www.kdi-green.org e cila është një nismë e rëndësishme për raportimin e gjendjes së mjedisit si dhe ngritjen e përpjekjeve të përbashkëta të qytetarëve dhe komunës për përmirësimin e gjendjes mjedisore në Rahovec dhe përtej.

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?