Kolegët tanë takuan Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi për të diskutuar mbi planet dhe veprimet e komunës që i kontribuojnë orientimit të qeverisjes lokale drejt politikave të gjelbëra, gjithmonë duke u siguruar që edhe llogaridhënia dhe transparenca të jenë të përbrendësuara në qeverisjen e përditshme,
Përfaqësuesit komunalë informuan udhëheqësit e KDI-së mbi iniciativat e ndërmarra për përmirësimin e qeverisjes së gjelbër dhe ndanë sfidat me të cilat po përballen për ruajtjen e mjedisit. Kryetari Bulliqi shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativat e KDI-së, të cilat ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes dhe monitorimin e progresit në përmbushjen e zotimeve mjedisore duke i kontribuar përmbushjes së obligimeve të marrura nga shteti i Kosovës në kuadër të agjendës së gjelbër dhe në përmirësimin e transparencës ndaj qytetarëve