Organizimi i orëve të gjelbra ka vazhduar këtë javë në Skënderaj. Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarët kanë diskutuar me kryetarin e Skenderaj, Fadil Nura rreth politikave të gjelbra lokale dhe premtimeve të tij në këtë fushë.
Fillimisht, përfaqësues të organizatës, Iniciativa Qytetare e Skenderajt, kanë paraqitur një raport ku janë përmbledhur premtimet e gjelbra të kryetarit të Skenderaj rreth. Ndër premtimet kryesore që janë përmendur në këtë organizim kanë qenë: projektet e gjelbrimit, rregullimi i parqeve, shtigjet e ecjes, trajtimi i ujrave të zeza, etj.
Nga ana tjetër, kryetari Fadil Nura ka përmbledhur aktivitetet që janë realizuar dhe po realizohen rreth projekteve që kanë për synim përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Ai ka folur edhe për sfidat në mirëmbajtjen dhe përfshirjen e sa më shumë vendbanimeve në këtë komunë. Si arsye të veçantë, kryetari Nura ka përmendur edhe mundësitë buxhetore dhe kujdesin ndaj mjedisit si përgjegjësi kolektive.
Kryetari Nura ka thënë poashtu se si politikë lokale në fushën e ambientit është investuar në gjelbrim të qytetit dhe makineri për mirëmbajtje. Ndërkohë, ka përmendur edhe iniciativat për zhvillimin e turizmit në disa pjesë të komunës, duke përfshirë edhe shtigje të ecjes.