Image

Ora e Gjelbër bashkon qytetarët dhe institucionet në Parkun e Qytetit të Prishtinës

Në Parkun e Qytetit të Prishtinës, u mbajt eventi "Ora e Gjelbër", ku qytetarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe ambientalistë u bashkuan për të diskutuar dhe ndarë pikëpamjet për mjedisin, në prani të Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Diskutimi u fokusua në përgjegjësinë e qeverisjes lokale për premtimet e gjelbra, politikat e gjelbra të planifikuara dhe të realizuara nga Komuna e Prishtinës, përpjekjet aktuale për gjelbërim, mirëmbajtjen e parqeve ekzistuese dhe planet për ndërtimin e parqeve të reja.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, shprehu angazhimin e vazhdueshëm të Komunës së Prishtinës për mjedisin dhe gjelbërimin e qytetit. Ai theksoi se në dy vitet e fundit janë mbjellur mbi 30,000 drunjë dhe janë hapur shumë hapësira të gjelbra publike në qytet. Ndër to u përmend edhe mbjellja që po ndodh përmes dronit për rikuperimin e zonave të shpyllëzuara në Komunën e Prishtinës. Zogaj premtoi vazhdimin e përpjekjeve për gjelbërimin e Prishtinës.

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?