Në Skenderaj në muajin nëntor është organizuar një diskutim publik i udhëhequr nga Dr. Lendita Krasniqi, eksperte nga Instituti i Shëndetit Publik ku është trajtuar tema e degradimit mjedisor dhe pasojat e tij në shëndetin e njeriut.
Vizitat në teren në lumin "Klina" në Llaushë dhe në deponinë inerte pranë fushës sportive i kanë paraprirë këtij diskutimi. Lumi "Klina" në Llaushë, i cili është i kontaminuar nga mbeturinat dhe ujërave të zeza paraqet rreziqe të drejtpërdrejta shëndetësore tha Dr. Krasniqi.
Uji i ndotur i lumenjve, veçanërisht nga mbeturinat dhe ujërat e zeza, mund të strehojë një sërë sëmundjesh që vijnë nga uji që paraqesin rreziqe të konsiderueshme për shëndetin e njerëzve.
Një nga sëmundje është giardiasis, e shkaktuar nga paraziti Giardia intestinalis, i cili çon në simptoma gastrointestinale si diarre, dhimbje barku dhe të vjellura. Përveç kësaj, uji i kontaminuar mund të bartë edhe bakterin Escherichia coli (E. coli), duke shkaktuar poashtu sëmundje të sistemit gastrointestinal. Ngashëm edhe virusi i hepatitit, ndihmohet nga ky ambient i ujërash të ndotura të lumenjve.
Shqetësimi i dytë kishte të bënte me një deponi me materiale inerte dhe ndërtimore pranë një terreni sportiv në Skenderaj. Dr. Krasniqi paralajmëroi për rreziqet respiratore nga pluhuri dhe ndotja e ajrit, duke kërkuar zhvendosjen e deponisë për sigurinë e atyre që përdorin terrenin sportiv.
Diskutimi publik përfundoi me një thirrje të përbashkët për angazhim midis qytetarëve dhe autoriteteve lokale për zbatimin zgjidhjeve të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.