Një diskutim publik u organizua nga OJQ CPT në nëntor në Lapnasellë, Graçanicë, për t'i theksuar sfidat mjedisore dhe pasojat kritike shëndetësore që prekin komunitetin e komunës së Graçanicës. Ky diskutim mblodhi së bashku komunitetin bashkë me drejtorin e kompanisë lokale për deponimin e mbeturinave "Ekologija", përfaqësues nga organizatat joqeveritare dhe përfaqësues nga Komuna e Graçanicës.
Në këtë diskutim u theksuan tre çështje kryesore mjedisore që kërkojnë vëmendje, veçanërisht për shkak të pasojave të rënda shëndetësore: Deponia e mbetjeve minerare, Ndotja e lumit Vraçanka dhe Trafiku i ngarkuar.
Deponia e mbeturinave të minierës e cila gjendet në Graçanicë u shfaq si shqetësim kryesor gjatë diskutimit. Banorët janë në rrezik nga ekspozimi ndaj elementeve toksike pasi që mbetjet e minierave përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për shëndetin për shkak të lëshimit të substancave toksike, të tilla si metalet e rënda dhe kimikatet.
Çështja e dytë e cila shfaq një potencial të lartë të rrezikut ndaj shëndetit publik është ndotja e lumit Vracanka nga ujërat e zeza dhe mbeturinat. Rruga ujore e ndotur jo vetëm që rrezikon jetën ujore, por gjithashtu përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin e njeriut e sidomos të nxënësëve që vijojnë mësimet në shkollën pranë këtij lumi.
Gjatë diskutimit u theksua poashtu edhe gjendja e trafikut të mbingarkuar në rrugën Gjilan-Prishtinë në Graçanicë e cila u tha se paraqet implikime shëndetësore. Frekuentimi i saj kontribuon në ndotjen e ajrit, duke ndikuar negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.