Image

Deponitë e mbeturinave që po e degradojnë mjedisin e Prishtinës

Qendra për Politika dhe Avokim, organizatë joqeveritare që vepron në komunën e Prishtinës, bashkë me dy grupe të komunitetit kanë identifikuar dy lokacione kritike të cilat janë shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave. Këto deponi gjinden në lagjen "Kodra e Trimave" dhe në fshatin Shkabaj. Pasojat e këtyre aktiviteteve degraduese po rezultojnë të jenë të mëdha dhe afatgjata, me ndikime të gjera si në mjedis ashtu edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullatës aty pranë.

Deponia në "Kodrën e Trimave" gjendet shumë pranë shtëpive të banimit duke vënë shëndetin e banorëve  në rrezik të përditshëm. Ata thonë që  mungesa e rregullimit të kësaj cështje ka lejuar që kjo zonë të krijohet në një vendgrumbullim të mbetjeve kryesisht inerte që vijnë nga kompanitë e ndërtimit të cilat shkarkojnë çdo ditë me tona materiale të tilla. Situata është e njëjtë edhe në fshatit Shkabaj, ku vazhdon hedhja e paligjshme e mbeturinave që ka rezultuar në krijimin e deponisë së egër andaj qytetarët kërkojnë që të ndërrmirren masa të shpejta për t’i ndaluar këtë degradime dhe për t’I rikthyer këto zona në gjendjen e tyre natyrore.

Qëllimi i këtyre vizitave qëndron në nxitjen e ndjenjës së përgjegjësisë midis palëve për të marrë masa proaktive për ruajtjen e mjedisit. Nëpërmjet angazhimit dhe avokimit publik, po synohet që këto nisma do të çojnë në ndryshime pozitive në praktikat e menaxhimit mjedisor dhe do të kontribuojnë në mirëqenien e përgjithshme të këtyre komuniteteve.

 

 

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?