Image

Mbeturinat dhe uji i kanalizimeve - kërcënim për qytetarët e komunës së Pejës

OJQ Syri i Vizionit, një nga organizatat më aktive dhe më me ndikim në komunën e Pejës, gjatë muajit tetor, mobilizuan anëtarë të komunitetit për të vizituar dy zona që janë subjekt i degradimit mjedisor në komunën e Pejës, në Parkun Kombëtar në Rugovë dhe hapësirën pranë shkollës fillore "Xhevdet Doda" në Pejë.

Parku Kombëtar në Rugovë i rrezikuar nga shpyllëzimi dhe ndotja

Ndalesa e parë e grupit ishte Parku Kombëtar në Rugovë, konkretisht fshati Kuçishtë, i njohur për pasuritë natyrore. Megjithatë, vizita shfaqi një realitet shqetësues pasi sasi të mëdha mbeturinash ishin akumuluar dhe përhapur në malet e kësaj zone, pavarësisht se kjo konsiderohet zonë e mbrojtur në nivel kombëtar.

Anëtarët e komunitetit shprehën shqetësim të thellë për efektet që kjo ndotje ka në ekosistemin e Parkut Kombëtar, e sidomos në zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Banorët vendas kërkuan që autoritetet të marrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë çështje, duke theksuar nevojën për rregulla më të rrepta dhe praktika të përmirësuara të menaxhimit të mbeturinave brenda parkut.

 

 

Uji i kanalizimeve dhe mbeturinat kërcënojnë shëndetin e nxënësve në Pejë

Vizita e dytë e grupit u realizua brenda në qytet, pranë shkollës fillore “Xhevdet Doda” që ka ZZZ nxënës. Rrjedhja e ujërave të zeza në ambient të hapur është një kërcënim serioz për shëndetin e fëmijëve të kësaj shkolle dhe të banorëve që jetojnë përreth. Ndotja shkaktohet si rezultat i  një përroi që gjendet në afërsi,  në të cilin  vazhdimisht derdhen ujërat e zeza të lagjes dhe hudhen mbeturina.

Fëmijët, në baza ditore, ekspozohen ndaj efekteve të dëmshme të rrjedhës së ujërave të zeza, duke shkaktuar frikë për rreziqe të mundshme për shëndetin. Komuniteti bëri thirrje për masa urgjente për sanimin e kanalizimit për të garantuar sigurinë e fëmijëve që ndjekin mësimet në shkollën "Xhevdet Doda".

Na shkruani

Si mund të qasem në formularin e Raportimit në platformë?

Çfarë informacioni personal nevojitet për të paraqitur një raportim?

Si mund të bashkëngjes imazhe ose video?