
Projekti për ndërtimin e pritoreve të autobusëve në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës, përfshirë Hogosht, Shipashnicë e Poshtme, Hodonoc, Topanicë, Koretin dhe Kamenicë, ishte në fokusin e një procesi të monitorimit të organizuar nga OJQ Fortesa në bashkëpunim me përfaqësues të komunitetit dhe KDI-në gjatë muajit nëntor.
Pas analizës së dokumentacionit të projektit, ekipi realizoi vizita në të gjitha vendet e parashikuara për ndërtimin e pritoreve, duke vlerësuar ecurinë dhe përmbushjen e angazhimeve.
Çështjet që lidhen me planin dinamik dhe ritenderimin e projektit do të përfshihen në raportin përfundimtar që do t’i dorëzohet Komunës së Kamenicës, së bashku me rekomandimet dhe gjetjet kryesore nga ky proces.